Agjencia e lajmeve Reuters raporton se sipas sondazheve më të fundit, më shumë se gjysma e popullsisë në Shqipëri dëshiron të largohet nga vendi. Objektivat kryesore janë jetesë dhe arsimim më i mirë.
Sipas një studimi, më shumë se gjysma e shqiptarëve do të dëshironte të shkonte në vende më të pasura me shkollim më të mirë. Studimi, i udhëhequr nga Russell King i Universitetit të Sussex dhe studiuesi shqiptar Ilir Gedeshi, zbuloi se potenciali i migrimit është rritur nga 44% në vitin 2007, në 52% këtë vit.
Lajmi është publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila ndër të tjera shkruan se që kur Shqipëria rrëzoi komunizmin më 1991, më shumë se 1.4 milionë shqiptarë, gati gjysma e popullsisë aktuale e vendit ballkanik, ka emigruar kryesisht në Italinë fqinje dhe Greqi dhe më pak në Britani, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Studimi tregoi se arsyet ekonomike janë akoma faktori kryesor dhe se tani preferohet Gjermania dhe SHBA. Rreth 65 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani në vitet 2015-16. Shumica e tyre u refuzuan pasi vendi filloi të mirëpriste sirianët që iknin nga lufta në vend.
Gjermania ka mirëpritur mjekët dhe infermieret, gati të gjithë të diplomuarit e rinj. Ndërsa kriza globale dhe ekonomike e vitit 2008 goditën ekonomitë e Italisë dhe të Greqisë, 133.544 emigrantë shqiptarë u kthyen në atdhe. Njerëzit duan të emigrojnë për një arsimim më të mirë.
Një pjesë dëshiron të largohet sepse nuk sheh asnjë të ardhme në Shqipëri. Duke pasur parasysh profilin në rritje të edukimit të migrantëve potencialë, studimi rekomandon që Shqipëria të kërkojë marrëveshje për migrimin e aftë të menaxhuar./abcnews.al