Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është parë në vështirësi gjatë një konference për shtyp në Beograd. Shkak u bë një pyetje nga gazetarja e Kosova Press e cila e pyeti në anglisht se çfarë kushtesh kishte Serbia për njohjen e Kosovës. Presidenti serb u përpoq të përgjigjej me diplomaci në gjuhën serbe, por çdo gjë në pamjen e tij tradhtonte qetësinë.
Moment shumë i vështirë, për presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç në Beograd, gjatë një konference për shtyp në Beograd. Gazetarja nga Kosova e Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, Nerënxa Jakupi e pyeti shkurt në gjuhën angleze se “çfarë kushtesh ka Serbia për njohjen e Kosovës si shtet?”.
Vuçiç u përpoq të tregohej i ftohtë ndaj gazetares shqiptare, por nuk ia doli. Megjithatë, pavarësisht tensionit të krijuar presidenti serb është përgjigjur. Kreu i shtetit serb përsëriti dhe njëherë më shumë qëndrimin e njohur të vendit të tij, sipas të cilit dëshiron kompromis me shqiptarët ku të dyja palët do të humbisnin diçka. Menjëherë pas kësaj, kur po pyetej nga një gazetar tjetër, presidenti serb po fshinte fytyrën duke mos qenë aspak i përqendruar. Ndonëse pyetja iu bë në gjuhën angleze, ai është përgjigjur në serbisht, por gjatë konferencës është përgjigjur edhe në gjuhën angleze./abcnews.al
Vuçiç “në vështirësi” nga gazetarja
schedule17:50 - 20 Tetor, 2018
schedule 17:50 - 20 Tetor, 2018