VMRO – DPMNE përjashton nga partia deputetët që votuan pro ndryshimeve kushtetuese

schedule10:46 - 20 Tetor, 2018

schedule 10:46 - 20 Tetor, 2018

VMRO-DPMNE, menjëherë pas përfundimit të seancës plenare ku u votua për ndryshimet kushtetuese dhe pro të cilave votuan dhe 7 deputetë të VMRO-DPMNE-së dhe Zeqir Rançilloviq që është pjesë e koalicionit të kësaj partie, vendosi që të përjashtojë nga partia deputetët që votuan në kundërshtim me qëndrimin e partisë.
Kryetari i opozitës Mickovski falenderoi ata deputetë që sipas tij nuk u përkulën para shantazheve dhe kërcënimeve. Ai theksoi se shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, zhgënjyen partinë dhe qytetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!