Rektori i UBT: Kemi kërkuar uljen e mesatares së pranimit, nga 6.5 në notën 6

schedule22:52 - 27 Maj, 2021

schedule 22:52 - 27 Maj, 2021

Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, i ftuar në emisionin “Log.” në ABC është shprehur se i ka kërkuar qeverisë që të ul mesataren e pranimit nga 6.5 në notën 6.

Kjo sipas tij ka ardhur për shkak se po hasin në mungesa studentësh në disa degë jetike për zhvillimin e ekonomisë në vend, kryesisht atyre që lidhen me bujqësinë.

“I kam kërkuar uljen e mesatares. Se jemi para faktit se disa profesion janë të domosdoshme për ekonominë. Kemi probleme me disa degë, 5 apo 6 degë. Universiteti bujqësor nuk ka marrë gjimnazistët më të mirë. Por në këtë Universitet që vijon nxënës jo të mirë edhe në kohën e komunizmit vendosi që ata më të mirit i çoi me detyrim. Se e konsideronte bujqësinë me rëndësi jetike. Por në të vërtetë Bujqësia dhe Turizmi është sektori më i rëndësishëm. Se duhet kapacitet humane. Të shkojë nga 6.5 në 6.” tha Fatbardh Sallaku. /abcnews.al/