Pandemia ka shkaktuar krizë ekonomike në futboll. Sporti më popullor në planet është kthyer në një industri të madhe, por shpërthimi i Covid-19 i befasoi dhe tronditi të gjithë.
KPMG Football Benchmark, platforma interaktive që siguron analizë të thellë të biznesit të futbollit, ka përpiluar një raport rreth humbjeve ekonomike të 32 klubeve më të mira të futbollit.
Shuma? Plot 6 miliard euro humbje. Një rënie me 15% e vlerës së klubeve të mëdha. Në vitin 2020 kushtonin rreth 40 miliard euro, ndërsa sot vlejnë vetëm 33.6 miliard.

Real Madrid ruajti pozicionin si klubi më i shtrenjtë i Evropës për të tretin vit radhazi, përpara Barcelonës dhe Manchester United. Gjithsesi, të tre klubet ranë nën 3 miliard euro, shumë që u tejkalua në vitin e kaluar. Më pas Bayern Munchen dhe Liverpool.
⚽ El @RealMadrid es el club de fútbol más valioso de Europa por tercer año consecutivo según la consultora KPMG. @Football_BM ?
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 27, 2021
Në vendin e gjashtë dhe të shtatë renditen Manchester City dhe Chelsea, dy klubet finaliste të Champions League në këtë sezon (finalja do zhvillohet më 29 maj). Dhjetëshja e parë kompletohet nga PSG, Tottenham dhe Juventus, që është klubi më i shtrenjtë italian. /abcnews.al

