Autori i vrasjes u dënua me burg të përjetshëm, nëna e Donjeta Pajazitajt fajtor edhe kryeplaku

schedule14:35 - 27 Maj, 2021

schedule 14:35 - 27 Maj, 2021

Pas dënimit me burg të përjetshëm të autorit të vrasjes së vajzës së saj Donjeta Pajazitaj, nëna e saj ka përmendur si të përfshirë në ngjarje dhe kryeplakun e fshatit të Strellcit të Deçanit, Haki Pajazitajn.

Nëna e së resë thekson se ajo nuk ja fal atij, i cili e ka ditë ngjarjen dhe ka lejuar që autori i vrasës së Donjetës Naser Pajazitaj të merrte pjesë në varrim.

Dua të them se s’na ka shkuar mendja kurrë, sikur ato gjashtë javë ku edhe në varrim të Donjetës ka ardhur i dënuari. Unë nuk e fali Haki Pajazitajn, i cili e ka ditë rastin dhe e ka leju në varrim të saj me ardhë, ku më pas më ka njollos mua por edhe djemtë e mi. Ai ka thënë se djemtë i paskan thënë fjalë të rënda, ne kemi kërkuar nga grupi i tij i fshatit të tregojnë se çfarë fjalë i kemi thënë, por ai nuk është përgjigjur. Ajo ka qenë një rrenë, andaj s’është përgjigjur hiç”, ka thënë nëna e Donjetës.

Ajo ka thënë se kryeplaku i fshatit kishte deklaruar përmes letrave se Donjeta ka qenë në lidhje me Hysni Pajazitajn, me të cilin kishte mbetur edhe shtatzënë, por ka thënë që i njëjti nuk ka publikuar asnjëherë fakte për deklaratat e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!