Vasilika Hysi u heq vërejtje deputetëve në Kuvend: Mbani maskat!

schedule11:14 - 27 Maj, 2021

schedule 11:14 - 27 Maj, 2021

Në seancën e sotme plenare deputetët janë paraqitur në Kuvend pa maska. Nisur nga kjo situatë, nënkryetarja Vasilika Hysi u tërhoqi vërejtje duke u kujtuar edhe vendimin e marrë nga Komiteti i Ekspertëve.

“Duhet të mbajmë maskën. Maskat nuk do të hiqen në ambientet e brendshme”, u shpreh Hysi.

Komiteti vendosi sot të hiqet maska në ambientet e jashtme, por përdorimi i saj do të vijojë të jetë i detyrueshëm në ambientet e brendshme. /mv.abcnews.al