Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Patologjitë e syrit, “Spitali Amerikan 1” shton gamën e ekzaminimeve, bashkëpunim me specialistë të huaj

schedule09:44 - 27 Maj, 2021

schedule 09:44 - 27 Maj, 2021

Klinika e Syrit në “Spitalin Amerikan 1” ofron prej 13 vitesh një sërë trajtimesh nga ato rutinë deri tek më specifiket. Për të ofruar një shërbim sa më cilësor, spitali bashkëpunon me një sërë mjekësh të huaj, mes të cilëve dhe Alessandro Griffa, specialist i okuloplastikës me përvojë në klinikat më të mira në Itali.

Kirurgia okuliste, Teuta Haveri dhe doktor Griffa ishin të ftuar në “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për problemet rreth orbitës së syrit dhe trajtimi që ofrohet nëpërmjet okuloplastikës. “Kjo kirurgji i dedikohet orbitës së syrit. Patologjitë mund të jenë për shkak të sëmundjeve të lindura ose të fituara, mund të jenë traumatike për shembull kur kapaku i syrit është më i rënë se normalja duke penguar pamjen.”, thotë mjeku.

Mjekët theksuan nevojën e korrigjimit që në moshë të vogël të problemit me kapakun e syrit, pasi mund të bllokojnë shikueshmërinë dhe të pengojë zhvillimin normal të tij. “Sëmundjet nga ana diagnostike mund të jenë të ndryshme, fëmijët e kanë të lindur dhe është e lidhur me simptoma të ndryshme. Mund të ndodhë dhe tek të rriturit por për shkaqe të ndryshme, mund të jetë e lidhur me plakjen e indeve.”, tregoi mjeku.

“Qëllimi është të arrihet një diagnozë e saktë. Jam shumë i kënaqur dhe e pranova këtë bashkëpunim me spitalin Amerikan 1 dhe falë doktor Marco Jacobbi, kam verifikuar paraprakisht praninë ne të gjithë instrumenteve të nevojshme.“, theksoi mjeku italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!