Zyrtare: Arrihet akordi, Antonio Conte nuk është më trajneri i Interit

schedule19:40 - 26 Maj, 2021

schedule 19:40 - 26 Maj, 2021

Tani është zyrtare, Antonio Conte nuk është më trajneri i Interit. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, kampionët e Italisë kanë lajmëruar ndarjen me trajnerin leçez.

Duam të konfirmojmë se kemi arritur akordin e përbashkët për ndërprerjen e bashkëpunimit me Conten. Klubi falënderon trajnerin për punën e jashtëzakonshme, që kulmoi me fitimin e titullit të 19-të.

Antonio Conte do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së Interit“, lexohet në komunikatën e klubit zikaltër. Shkaku i largimit? Vendim i pronarëve për të ulur rrogat e shpenzimet.

Trajneri nuk ra dakord dhe të do të përfitojë 7.5 milion euro nga ndërprerja e bashkëpunimit me Interin, ekip që e riktheu te titulli pas 11 vitesh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!