Sergio Ramos nuk do të marrë pjesë në Euro 2020. Kapiteni i Real Madrid është i dëmtuar dhe trajneri Luis Enrique vendosi të mos i dërgojë ftesë.
Mbrojtësi i njohur iberik del lojtar i lirë më 30 qershor dhe akoma nuk ka marrë vendim në lidhje me të ardhmen.
“Los Blancos” i ofrojnë rinovimin me një vit 35-vjeçarit. PSG vijon të shprehë interesim për spanjollin, i cili mund të qëndrojë te Reali.
Mediat spanjolle theksojnë se Sergio Ramos nuk ka marrë ofertë më të mirë se ajo e Florentino Perez dhe për momentin është më afër qëndrimit sesa largimit. /abcnews.al