Kryebashkiaku Veliaj pret presidentin e rajonit të Pulias

schedule13:35 - 9 Nëntor, 2017

schedule 13:35 - 9 Nëntor, 2017

Tirana do të bashkëpunojë me Pulian edhe për menaxhimi dhe trajtimin e ujit të pijshëm.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj takoi Presidentin e Rajonit të Pulias Michele Emiliano, me të cilin bisedoi mbi përfitimet e përbashkëta nga projektet e programit INTERREG.

“Lajmi i parë i mirë ka të bëjë me miratimin e projekteve INTERREG, për bashkëpunim midis Ujësjellësit të Pulias dhe Ujësjellësit të Tiranës. Në fakt, qëllon që dy ujësjellësat tanë janë ata që performojnë më mirë në vendet respektive. Ashtu siç po bëjmë me BERZH-in për të marrë kredi për dy investime të rëndësishme, ashtu do të vazhdojmë edhe masterplanin me Ujësjellësin e Pulias, për t’u siguruar që Tirana ka shërbimin më të mirë, edhe në këtë fushë, ashtu siç ka shërbimin më të mirë në fushat e tjera”.

Rajoni i Pulias gjithashtu do t’i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës për krijimin e “Pyllit Orbital”, brezin e gjelbër me 2 milionë pemë që do të rrethojë kryeqytetin.

“Rajoni i Pulias do t’i bashkohet idesë tonë për “Pyllin Orbital”, që është gjithashtu ide e hartuar nga arkitektë italianë. Kemi vendosur që një pjesë të “Pyllit Orbital” ta quajmë “Pylli i Pulias”, nga ku do të marrim një sasi prej disa qindra pemë, për ta thelluar edhe me një projekt konkret miqësinë dhe raportin që kemi me njëri-tjetrin. Ky park do të jetë i pari që do të hapë këtë risi dhe do të vazhdojmë, siç kemi filluar këtë vit, me 50 mijë pemë. Nga viti tjetër, duke filluar me “Pyllin e Pulias”, do të fillojmë projektin gjigant deri sa të kapim në vitin 2030, 2 milionë pemë në të gjithë territorin e Tiranës”,

Presidenti i rajonit të Pulias, Michele Emiliano vleresoi se ky është një moment i rëndësishëm bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Jam shumë i lumtur që projekti ynë për ujësjellësin e Tiranës është aprovuar nga Bashkimi Europian, kështu që INTERREG do të na lejojë të vazhdojmë me të gjithë masterplanin e përbashkët dhe kjo patjetër është vazhdimësia e një tradite bashkëpunimi. Do të jemi të lumtur të kontribuojmë në lindjen e Pyllit Orbital përreth qytetit. Duam të kontribuojmë duke lënë një shenjë të vogël të miqësisë mes Pulias dhe Shqipërisë. Sa herë që vij këtu rimarr entuziazëm dhe kam gjithmonë e më shumë dëshirë të vazhdoj këtë bashkëpunim dhe natyrisht, duke i bërë urimet e mia një prej kryetarëve të bashkive më të zotë të Europës”./abc news

Filmimet iu shpërndanë medias nga zyra e shtypit e bashkisë, ndërsa kryebashkiaku vleresoi me Medaljen e Skënderbeut Presidentin e Rajonit te Pulias Michele Emiliano.

Me pas i tregoi sheshin”Skënderbej” dhe kantierin e punimeve për Bulevardin e Ri të Tiranës, projektin që shndërron pjesën veriore të kryeqytetit në arterien kryesore të zhvillimit për vitet në vijim./abcnews.al

https://youtu.be/PJJ8Mx0mPSE

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!