Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asnjë tolerim te formacionet, Vllaznia-Laçi e Teuta-Apolonia janë beteja

schedule16:12 - 26 Maj, 2021

schedule 16:12 - 26 Maj, 2021

Vllaznia-Laçi dhe Teuta-Apolonia janë dy ndeshjet që tërheqin më shumë vëmendje në javën e fundit të Superiores, pasi gjasat janë që titulli kampion të ngrihet në “Loro Boriçi” ose në “Niko Dovana”.

Laçi në Shkodër luan me më të mirët, por në portë luan Edmir Sali në vend të Alen Sherrit. Rikthehet Harmon, i cili merr vendin e Xhixhës. Vllaznia ka pësuar ndryshime. Mbrojtja është kthyer e zakonshmja, me Imamin që luan krah Adilit.

Mungon Krymi dhe Brdaric vendos dy “ekrane”, Markun e Jonuzin, kurse përpara luajnë Imeri, Kruja, Hoxhaj dhe Dilaver.

Te Teuta Aleksi mungon dhe Karabeci e zëvendëson, kurse pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon. Apoloni gjithashtu luan me formacionin më të mirë, duke tentuar të respektojë garën.

VLLAZNIA-LAÇI
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Isaevski, Jonuzi, Marku, Hoxhaj, Imeri, Kruja, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric.
LAÇI: Sali; Malota, Ignjatovic, Turkaj; Zulfiu, Deliu, Lushkja, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj, Trajner: Shpëtim Duro.

TEUTA-APOLONIA
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Karabeci, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Gruda. Trajner: Edi Martini.
APOLONIA: Harizaj; Agyare, Sota, Repaj; Zoga, Smaçi, Shanaj, Yeboah, Mihana, Vasilj, Gjata. Trajner: Fabrizio Cammarata. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!