Besar Musolli ka vendosur për të ardhmen. Mesfushori dardan ka nënshkruar kontratën e re me Gjilanin dhe ajo do të jetë e vlefshme edhe për tre vite.
“Besar Musolli me ne deri në vitin 2024. Sport Club Gjilani njofton se ka arritur të vazhdojë marrëveshjen e bashkëpunimit me Besar Musolli edhe për tri edicionet e radhës. Klubi falënderon Besarin dhe besimin dhe i uron sukses drejt realizimit të objektivave që janë vendosur”, njofton Gjilani.
Mesfushori 32-vjeçar u rikthye në Kosovë verën e shkuar, pasi u larguar nga Kukësi ku fitoi gjithçka në tetë sezone. Musolli u paraqit mirë me Gjilanin dhe drejtuesit e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të skuadrës, që sezonin e ardhshëm do tentojë titullin kampion. /abcnews.al