“Na dhanë fjalën i dhamë votën, kë gënjejnë?” Banorët në Llakatund protestë, kërkojnë ristrukturimin e rrugës

schedule16:35 - 25 Maj, 2021

schedule 16:35 - 25 Maj, 2021

Banorët e tre fshatrave në Vlorë Llakatund, Beshishte dhe Mekat protestuan për gjendjen në të cilën gjendet rruga. Ata bllokuan për disa minuta aksin rrugor, duke kërkuar rikonstruksionin e saj.

“Ka 30 vite që 4 km rrugë nuk janë mirëmbajtur, në dimër ka gropa nuk kalohet”, u shpreh një nga protestuesit.

Gjithashtu një tjetër protestues përgjegjësinë e vendos tek administratori, duke theksuar se nuk i është përgjigjur shqetësimeve të banorëve.

“Faji kryesor mbetet tek administratori, ai duhet të vijë këtu dhe t’i përgjigjet njerëzve”, shprehet ai.

“Na dhanë fjalën i dhamë votën, atëherë ku je, kë gënjen”, thotë një tjetër protestues i revoltuar.

Ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestat nëse nuk merren masa për rikonstruksionin e saj.

“Nuk e di se si do të zgjidhet ky muhabet, por nëse nuk do të bëjnë rrugën të gjithë ne banorët e zonës do të ngrihemi në protestë”, u shpreh ai.

Banorët thonë devijimi i projektit drejt Shushicës, lë pa rrugë 6 mijë banorët e zonës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!