Kampionatet më të forta në Europa u mbyllën dhe medie të ndryshme nisin të hartojnë formacionin më të mirë të vitit. Sofa Score, aplikacion që i merr të gjitha informacionet nga OPTA dhe bën vlerësim të lojtarëve pas çdo ndeshje, ka ndërtuar formacionin më të mirë të vitit.
Lojtarët e zgjedhur janë ata që kanë marrë mesataren më të mirë të vlerësimit të ndeshjeve të luajtura gjatë gjithë këtij sezoni. Sipas vlerësimeve, vendin në portë e ka merituar portieri i PSG, Keylor Navas, që në fakt e ka shpëtuar edhe në Champions disa herë klubin francez. Para tij janë Hummels i Dortmund dhe Fonte i Lille, që mori kampionatin në Francë.
? | Team of the Season
With the 2020/21 season coming to an end, the time has come for us to reveal our highest-rated XI from the top 5 European leagues combined! ?
Each of these eleven players had a truly impressive campaign, so well done to all of them! ?? pic.twitter.com/cMnFUbWLnK
— SofaScore (@SofaScoreINT) May 25, 2021
Në krahët e mbrojtjes janë Raphael Guerrero dhe Kieran Tippier. Më pas në mesfushë e sulm janë renditur emra akoma më të mëdhenj. Kroos, Kimmich e De Bruynë kanë nga një vend në mesfushë, ndërsa Messi qëndron pas Kane e Lewandowski në sulm. Ronaldo ka mbetur jashtë këtij rreshtimi. /abcnews.al

