“Laçi nuk pëson shumë gola”, Hoxhaj: Ky sezoni më i mirë, tifozët pengu i madh

schedule13:17 - 25 Maj, 2021

schedule 13:17 - 25 Maj, 2021

Vllaznia luan nesër ndaj Laçit në “Loro Boriçi” ndeshjen e fundit të këtij sezoni, në të cilën i duhet me patjetër fitorja dhe shumë fat për të fituar titullin e 10 në historinë e klubit. Para kësaj sfide foli Ardit Hoxhaj, autori i 13 golave këtë sezon.

Sulmuesi i krahut qan mungesën e tifozëve në stadium dhe tregon se ky ka qenë sezoni më i mirë në karrierën e tij. Hoxhaj mendon vetëm për ndeshjen e nesërme dhe Kupa për momentin është jashtë mendimeve të Vllaznisë.

“Në fund ndeshjet janë shumë të vështira për shkak të ngjeshjes së kalendarit. Po e menaxhojmë shumë mirë, kemi lojtarë që mund të bëjnë mirë nga stoli. Po e shijojmë dhe po bëjmë mirë, jemi në garë për të gjitha trofetë.

Të fokusohemi përpara, kemi dy ndeshje shumë të vështira dhe do bëjmë maksimumin. Ky është sezoni im më i mirë në karrierë, e them me plot gojën. Do fokusohemi te ndeshja jonë, ta fitojmë de më pas shohim ndeshjet e tjera.

 

Pengu im më i madh është mos prania e tifozëve, qaj mungesën e tyre më shumë se rastet e humbura. Do na ndihmonin shumë nëse do ishin me ne në stadium. Ne na duhet një fitore me shumë gola, por Laçi nuk është ekip, që pëson shumë.

Ne do bëjmë maksimumin, fillimisht ta fitojmë këtë ndeshje, të mos kalojmë në eufori. Nuk e mendoj finalen e Kupës, kemi kohë për ta përgatitur. Mendoj se në Durrës do luhet ndeshje e ndershme, siç e ka thaksuar presidenti i Apolonisë”, tha Hoxhaj. /abcnews.al