Pas Europianit bëhet “Panzer”, Gjermania zyrtarizon firmën me Hansi Flick

schedule11:29 - 25 Maj, 2021

schedule 11:29 - 25 Maj, 2021

Hansi Flick konfirmoi largimin e tij nga Bayern Munchen dhe në festën e titullit dhe prej javësh flitej për akord me kombëtaren e Gjermanisë, por interesin edhe të disa klubeve të mëdha. Por sot e ardhmja e trajnerit është “kristalizuar”.

Hansi Flick ka firmosur kontratën e re me Gjermaninë dhe gjithçkaq tashmë është zyrtare. Lajmin e bën vetë Federata Gjermane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Trajneri aktual, Joachim Low do e drejtojë ekipin deri në fund të eksperiencës në Kampionatin Europian dhe pas kësaj ai do i lirojë vendin Flick, që sezonin e shkuar ishte tekniku më i suksesshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!