Rrahu të shoqen, arrestohet 50-vjeçari në Himarë

schedule08:42 - 25 Maj, 2021

schedule 08:42 - 25 Maj, 2021

Një 50-vjeçar me iniciale V.N. është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në lidhje me këtë ngjarje materialet tashmë i kanë kaluar Prokurorisë së Vlorës ndërkohë që ndaj 50-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Dhuna në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin V. N., 50 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!