Luka Jovic la Real Madrid në merkaton e janarit, duke u rikthyer aty ku shkëlqeu dhe u fut në arenën e madhe të futbollit, Eintracht Frankfurt.
Aventura në Gjermani për Jovic nisi shumë vrullshëm dhe arriti të shënojë që në ndeshjet e para rregullisht, por dalëngadalë u fik dhe u rikthye në paraqitjet e përgjumura.
Sulmuesi luajti në 18 ndeshje me Eintracht në rikthimin në klub dhe shënoi 4 gola e dhuroi 2 asiste. Paraqitjet e dobëta nuk e kanë bindur aspak Eintracht dhe ta bëjnë klubin të negociojë blerjen e tij.
THANK YOU, BOYS! ?❤️
Willems, Brugger, Fahrnberger and Makanda will leave Frankfurt when their contracts expire on 30 June, while on-loan Jovic and Schubert will return to their parent clubs.#SGE pic.twitter.com/AqRSafQMql
— Eintracht Frankfurt (@eintracht_eng) May 24, 2021
Gjermanët kanë njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale ndarjen me sulmuesin serb, i cili tashmë kthehet te Real Madrid, me shumë mundësi përkohësisht, për t’u nisur drejt një tjetër huazimi. /abcnews.al