Ledri Vula humbi gjyshin e tij në muajin mars. Lajmin e hidhur e dha vetë reperi përmes një postimi në Instagram.
“Kurr ma ne prehnin tond gjysh”, shkroi ai përkrah një fotografie me gjyshin e ndjerë.
Ndërkohë së fundmi, në kujtim të gjyshit Ledri ka gdhendur në trup një tatuazh. Ai ka zgjedhur krahur dhe ka realizuar tatuazh gurin e mbretit në shah dhe brenda gurit portretin e gjyshit.
Në këtë mënyrë, Vula ka treguar edhe marrëdhënien e ngushtë që ka pasur me një nga njerëzit më të afërt të zemrës.
Kujtojmë që Ledri ka zbuluar herë pas here që është shumë i përkëdhelur që nga fëmijëria, pasi është edhe djali i vetëm i familjes Vula./abcnews.al