Dënohet me 25 vite burg Olger Mustafa për vrasjen e Altin Balliut

schedule21:29 - 24 Maj, 2021

schedule 21:29 - 24 Maj, 2021

Gjykata e Korçës ka dënuar me 25 vite burg Olger Mustafën, si autorin e vrasjes së Altin Balliut. Krimi i rëndë ndodhi në 17 janar të vitit 2019. Vendimi i dhënë nga Gjykata e Korçës, vjen pas shumë seancash dhe përplasjesh.

Prej më shumë se 1 viti dosja e vrasjes së Balliut ishte kthyer në “mollë sherri” midis gjykatës dhe organit të akuzës. Gjykata e Korçës ktheu dy herë çështjen për rihetim pasi konstatoi mangesi në zbardhjen e ngjarjes, ndërsa pati edhe një “luftë” mes gjykatës dhe prokurorisë.

Kjo e fundit e akuzon Olger Mustafën për “Vrasje me dashje”, ndërsa familjarët dhe avokati i viktimës pretendojnë se duhet të bëhet klasifikimi i akuzës në “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, duke vënë në rrezik shumë njerëz”. E.L /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!