Në vitin 2019, Tesla bëri namin në internet kur zbuloi “cybertruck-un” e saj. Tashmë do të ketë një rival pasi Ford ka vendosur të sjellë një kamionçinë tërësisht elektrike. F-150 Lightning është kamioni i parë elektrik i kompanisë.
Sipas Mashable, 45 mijë njerëz kanë rezervuar F-150 Lightning në vetëm pak ditë ndërsa Tesla thuhet se 650,000 rezervime për Cybertruck, i cili ende nuk ka filluar prodhimin.
More than 44,500 reservations in less than 48 hours…and counting. The future is here: https://t.co/pbgGgnTVrS #F150Lightning pic.twitter.com/mpAztdfXZX
— Jim Farley (@jimfarley98) May 21, 2021
Prototipet e para janë planifikuar të dorëzohen vitin e ardhshëm. Versioni bazë me 230 milje diapazon fillon me 39,974 dollarë, ndërsa versioni me 300 milje fillon me 90,000 dollarë. Kjo tregon se EV nuk duhet të jenë vetëm makina të vogla. /abcnews.al