Luis Enrique ka bërë publike listën e lojtarëve të kombëtares spanjolle për Euro 2020. Ajo që bie në sy është mungesa e Sergio Ramos.
Kapiteni i Real Madrid ka pësuar shumë dëmtime këtë sezon. Mbrojtësi i njohur qëndron jashtë prej datës 6 maj për shkak të dëmtimi.
Pas dhjetë ditësh pritet të jetë gati dhe totalisht i rikuperuar, por Luis Enrique ka zgjedhur ta lërë kapitenin jashtë kompeticionit të rëndësishëm të kombëtareve.
?? ÚLTIMA HORA | @LUISENRIQUE21, seleccionador de la @SeFutbol, no convoca a @SergioRamos para la @EURO2020 #EURO2020 pic.twitter.com/miHhJ8X0l7
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 24, 2021
Në listë nuk ka asnjë futbollist të Real Madrid, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë te kombëtarja e Spanjës.
Spanja është pjesë e grupit E në Euro 2020. Spanja, Sllovakia dhe Polonia janë kundërshtarët e iberikëve, që do të luajnë ndeshjen e parë më 14 qershor kundër vikingëve të Zlatan Ibrahimovic. /abcnews.al
LISTA E SPANJËS PËR EURO 2020
PORTIERË : Unai Simon, David de Gea, Robert Sachez; MBROJTËS : Jose Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente
MESFUSHORË : Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian; SULMUES : Dani Olmo, Oyarzabal, Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore dhe Sarabia.