Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Spanja nis vaksinimin e të pastrehëve

schedule11:58 - 24 Maj, 2021

schedule 11:58 - 24 Maj, 2021

Spanja ka nisur vaksinimin e pastrehëve. Janë rreth 30,000 të pastrehë që presin të marrin dozën e parë të një vaksinë kundër  Covid-19 dhe deri më tani, vendi ka vaksinuar 300 të pastrehë.

Angela Alfonsa, një 67-vjeçare tha që ndihet shumë e lumtur që do të vaksinohet kundër Covid-19.  Të pastrehët janë një nga grupet më të rrezikuara nga Covid-19, për shkak të qasjes së kufizuar në maska dhe ruajtjen e një higjiene të pastër.

Vaksinimi i tyre ka qenë një sfidë për autoritetet shëndetësore. Vaksina Janssen e cila është vetëm më një dozë duket se ka lehtësuar fushatën e vaksinimit.

Spanja ka imunizuar 20% të popullsisë së saj. Gati 90% e njerëzve mbi 60 vjeç kanë marrë të paktën një dozë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!