Kthjellime e vranësira të lehta, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

schedule07:19 - 24 Maj, 2021

schedule 07:19 - 24 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb: Mbetemi në ndikimin e masave ajrore me origjinë Jugore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta në territor.

Këto kushte atmosferike vijojnë thuajse gjatë gjithë ditës, përjashtim bëjnë vetëm zonat Veriore dhe skaji Juglindor ku pas mesditës do ketë kalime vranësirash të lehta.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga 10°C deri në 32°C.

Era do fryjë mestare me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi VJugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës në Republikën e Kosovës do të paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash të lehta në skajin verior dhe Juglindor. Por duke ju afruar mesditës vranësirat largohen nga i gjithë territori duke ja lënë vendin motit të kthjellët dhe të ngrohtë.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët në të gjithë MV. Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet në ndikimin e motit të kthjellët si pasojë e masave ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë gjithë rajonin e ballkanit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!