“Nuk jam galaktik”, Bale: Mediet spanjolle zmadhojnë çdo gjë, Hazard u trajtua sikur vrau dikë

schedule14:13 - 23 Maj, 2021

schedule 14:13 - 23 Maj, 2021

Gareth Bale gjeti veten këtë sezon te Tottenham, veçanërisht pjesën e dytë të sezonit kur nisi të shënojë rregullisht dhe u bë i rëndësishëm për ekipin. Dje uellsiani ka dhënë një intervistë për mediet angleze, ku ka sulmuar shtypin spanjoll. Sipas Bale ata zmadhojnë çdo gjë dhe kanë mllef se ai nuk foli për ta.

“Nuk do të lejoj që shtypi të ndryshojë jetën time dhe mënyrën sesi mendoj. Nuk është e vërtetë se unë nuk di spanjisht, por shtypi është shprehur kështu sepse unë nuk fola asnjëherë me ta, kështu që ata formonin drama të mëdha, apo telenovela që nuk isha në gjendje të bëja këtë apo atë.

Pashë atë që bënë mediet pasi Hazard u pa duke qeshur pas eliminimit nga Chelsea. U trajtua si të kishte vrarë ndokënd. Në fund të ditës është thjesht një ndeshje futbolli. Në Madrid të gjithë prisnin që unë të isha galaktik, domethënë të dilja në medie, të merrja pjesë në ceremoni, por unë nuk jam i tillë.

Më pëlqen të jem diskret. Ka shumë të tjerë që i pëlqen të dalin, jo për të shitur mend, por për të krijuar markën e tyre. Këta futbollistë janë ata që shkojnë në ngjarje me tapet të kuq. Unë nuk kam qenë kurrë i tillë, dua të jem normal. Në Spanjë, gjithçka që bën Real Madrid është e zmadhuar dhe ke kamera çdo minutë pas teje”, tregon Bale. /abcnews.al