Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U vodh në Durrës, makina hidhet në Shkopet, dyshohet se u përdor në ngjarje kriminale

schedule10:30 - 22 Maj, 2021

schedule 10:30 - 22 Maj, 2021

Një makinë është gjetur e aksidentuar ditën e sotme në liqenin e Shkopetit, rreth 300 metra poshtë sektorit C. Makina është pikasur nga kalimtarë të rastit dhe fillimisht kanë tentuar të shikojnë dhe t’u japin ndihmën e parë të aksidentuarve, pasi kanë menduar për një aksident.

Por në makinë nuk është parë të ketë njerëz, as rreth e rrotull vend ngjarjes. Menjëherë kanë njoftuar policinë e Matit e cila sapo ka mbërritur ka bërë këqyrjen e makinës për të gjetur pronarin e saj. Sipas bluve të Matit makina është denoncuar si e vjedhur në drejtorinë e policisë së Durrësit.

Dyshimet e para kanë të bëjnë me vjedhjen dhe përdorimin e makinës në ndonjë ngjarje kriminale, dhe më pas hedhjen e saj për ta zhytur në liqenin e Shkopetit.

Por makina nuk ka mundur të zhytet dhe ka bërë që policia të ketë në dorë mundësinë për të vërtetuar nëse ajo është përdorur për ngjarje kriminale, apo është thjesht një makinë e vjedhur e dalë nga rruga aksidentalisht.

2 vite më parë në atë zonë, në sektorin C, gjatë një operacioni shpëtimi të polumbarëve të RENEA-s u gjetën 4 makina të zhytura në liqen, të cilat dyshohej se ishin përdorur për vepra kriminale. / Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!