Pink është shprehur se nuk dëshironte të bëhej nënë para se të mirëpriste fëmijët. Këngëtarja 41-vjeçare pranoi se mëmësia nuk ishte në të vërtetë në listën e saj të dëshirave. “Unë me të vërtetë nuk doja të isha nënë. Por thjesht nuk ishte në listën time të gjërave.”, tha Pink.
Gjatë një interviste për “Today”, ajo tregoi se si ndryshoi jeta e saj nga lindja e vajzës dhe djalit. Më tej, këngëtarja tha se personazhe të tjerë të famshëm kishin kërkuar këshilla për karrierën dhe familjen. “Ka shumë nëna të tjera që janë yje të muzikës pop, të cilat më kanë thirrur për recetën.”, tha Pink.
Duke folur për sekretin e martesës së saj 15 vjeçare, Pink tha se: “Ne të dy kemi bërë terapi individualisht dhe bëjmë këshillime për çifte. Marrëdhëniet afatgjata nuk janë të lehta. Duhet të përfundosh duke rregulluar veten, dhe jo personin tjetër.”, thotë Pink. /abcnews.al