Krimi tronditi mbrëmjen e sotme sërish Vlorën, ku një person u ekzekutua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi pranë një servisi në zonën e Skelës.
Viktima është identifikuar si Delion Troqe, 35 vjeç. Drejt tij u qëllua me breshëri kallashnikovi. I riu ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë, siç raporton gazetari Elton Nika një automjet është gjetur duke u djegur në Sherishtë të Vlorës. Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti tip “Audi” është përfshirë i tëri në flakë dhe po punojnë zjarrfikëset për ta shuar.
Lexo edhe: Si ndodhi vrasja në Vlorë, breshëri kallashnikovi në drejtim të një servisi
Dyshohet që automjeti të jetë i autorëve, skenar ky i përdorur në shumë ngjarje kriminale në vend. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për kapjen e autorëve. Ndërkohë që janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. g.v/abcnews.al