“Je kopje si Antonela”, Vjola akuzon Borianën, për cilën veshje debatojnë vajzat

schedule22:09 - 21 Maj, 2021

schedule 22:09 - 21 Maj, 2021

Edhe këtë puntatë në Style Star Show nuk kanë munguar akuzat për veshje të “kopjuara”. Kësaj radhe nuk kanë akuzuar se “inspirimi” ka ardhur nga personazhe publike apo nga stilistë të tjerë, por nga një ish-konkurrente e spektaklit. Ka qenë pikërisht Vjola ajo që ka akuzuar Borianën që veshja e saj është kopje si ajo e Antonelës disa puntata më parë.

Konkurrentet kështu u ndanë në dy grupe të ndryshme, disa duke thënë se ngjyra ishte elementi i vetëm njësoj me veshjen në fjalë të Antonelës dhe duke mbështetur kështu Borianën. Ndërsa pjesa tjetër e vajzave ranë dakord me Vjolën duke u shprehur se modeli vërtetë të kujton veshjen e ish-konkurrentes.

Pavarësisht këtyre komenteve Boriana u shpreh se as nuk kishte bërë lidhjen me veshjen e saj deri sa Vjola e vuri në dukje. Në mbështetje të Borianës doli dhe Niko Komani duke thënë se veshja e saj nuk i kujtonte aspak Antonelën. ‘’Do doja të ma kujtonte, por nuk ishte kështu prandaj dhe ajo iku,’’ – ka thënë Niko. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!