Kleart Duraj, kreu i delegacionit shqiptar në Eurovision është shprehur optimist për paraqitjen e Anxhela Peristerit në skenë.
Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë, kaloi në finale dhe do të performojë nesër e dyta. Në një lidhje direkte nga Roterdami për Radar Informativ, Duraj tha se Anxhela ka krijuar një impakt pozitiv me vokalin dhe performancën e saj, ndërsa theksoi se ka pritshmëri.
Anxhela mban kodin 02 dhe Duraj u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve jashtë vendin që të shprehin mbështetjen e tyre për këngëtaren duke votuar.
“Janë shumë entuziastë dhe janë duke u paraqitur për konkurrimin e nesërn. Nuk ka ndryshime. Performanca do të jetë e njëjtë. Do të japë një performancë vokale akoma edhe më të mire. Ka krijuar një impakt shumë pozitiv me vokalin e saj, por edhe fakti i pasjes së një performancë skenike të veçantë që kombinon shumë mirë me këngën. Është një kombinim shumë interesant dhe kjo nuk mund të kalojë pa ndikuar tek audienca në sallë.
02 është numri me të cilën ajo konkuron. Çdo shqiptar që e ndjek këtë event në vendet ku ata jetojnë do t’ju shfaqet një numër telefoni dhe të mbështesin këngëtaren shqiptare.
Pritshmëritë janë të mira. Besoj se mund të jem më i saktë nesër të shikoj sesi do të shkojnë provat gjenerale. Për Shqipërinë kërkon siguri fakti se ajo e zotëron skenën. Kjo ka siguruar edhe impaktin pozitiv,” deklaroi Duraj. g.v/abcnews.al