Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në provincën e Atizapan de Zaragoza të Meksikës.
Një 72-vjeçar ka vrarë të paktën 30 gra në 20 vitet e fundit dhe i ka ngrënë.
Andres Filomeno është arrestuar nga policia vendase dhe ka rrëfyer të gjitha veprimet kanibale.
Sakaq, është zbuluar se i moshuari kishte një listë me emrat e viktimave të tij që ai gatuante dhe hante.
Autoritetet e gjetën atë pas hetimit të zhdukjes së një gruaje. Ndërkohë tani po përpiqen të identifikojnë viktimat përmes ADN-së, një proces që pritet të marrë disa kohë./abcnews.al