Moderatorja sportive, Eva Murati tërheq gjithmonë vëmendje me daljet e saj televizive, por edhe me jetën private. Ajo nuk është shquar për skandalet, por ka bërë “zhurmë” me thjeshtësinë e saj.
Së fundmi, përmes një postimi në Instastory Eva ka treguar se nuk e ka provuar kurrë drogën, edhe mund të duket e pabesueshme për personazhet e njohur.
Moderatorja ka ndarë në InstaStory një moment të shkurtër nga filmi i vitit 2000 “Requiem for a dream” me aktorët të shtruar në spital.
“Një nga filmat e mi më të preferuar dhe arsyeja pse kurrë nuk kam provuar drogë,” shkruan Eva duke theksuar dhe motivin pse nuk ka marrë asnjëherë lëndë narkotike.
/abcnews.al