Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha flet për pasuritë e fëmijëve: Djali nuk ka përfituar asnjë qindarkë, vajza dhe dhëndri punuan në Kosovë

schedule21:30 - 20 Maj, 2021

schedule 21:30 - 20 Maj, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar akuzat e Departamentit të Shtetit, i cili e ka shpallur të padëshirueshëm në Amerikë.

Në emisionin “Opinion”, Berisha foli edhe për akuzën se familjarët e tij janë pasuruar, duke theksuar se fëmijët nuk kanë përfituar prej tij. Berisha e cilësoi trillim çështjen e Gërdecit për të cilin akuzohet edhe djali i tij. Ndërsa për vajzën dhe dhëndrin tha se kanë ardhur me bilanc të mirë nga Kosova, pasi janë paguar mirë në punën e tyre.

“Djali im në jetën e  tij kam marrë 3-4 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe nuk ka marrë kurrë më asnjë rrogë. Nuk ka përfituar qoftë edhe një qindarkë nga sektori publik. Pushteti im si kryeministër shtrihet në sektorin publik. Nuk ka përfituar as nga përfituesit në sektorin publik. Me Gërdecin të gjithkja në trillime. Të faktuara me çdo gjë, kurrë s’ka pasur.

Vajza ime në këtë studio me ty kur është kthyer nga Kosova ka bërë bilancin. Kanë punuar në shtatë vite në Kosovë edhe dhëndri, të ardhurat 7 vjeçare arrijnë të të dyve në 1 milion e 400 mijë dollarë. Janë rikthyer me rreth 1 milion,” deklaroi Berisha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!