10 sekonda terror, shpëton për mrekulli pas përballjes me ariun burri nga Alaska

schedule13:09 - 20 Maj, 2021

schedule 13:09 - 20 Maj, 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Alaskë ku një person është ndeshur dhe ka shpëtuar pas një përballje me në ari.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Allen Minish ishte vetëm dhe po kontrollonte tokën për një agjent të pasurive të patundshme në një pjesë të pyllëzuar, të largët të Alaskës, duke vendosur disa numra në njësinë e tij GPS kur ngriti sytë dhe pa një ari të madh që ecte rreth 10 metra larg.

Nga përballja me kafshën Minish përfundoi i lënduar në fytyrë dhe në kokë ku për të mjekuar plagët i është dashur rreth katër orësh.

Për shkak të incidentit atij i është dëmtuar dhe syri i djathtë që deri më tani duket se situata është shumë serioze.

E pashë atë dhe ai më pa në të njëjtën kohë, dhe ishte e frikshme”, ka thënë ai.

Sipas rrëfimit të tij, i gjithë ky dëm erdhi nga një takim shumë i shkurtër ai vlerëson se zgjati më pak se 10 sekonda – pasi ai trembi ariun të martën në mëngjes pak larg autostradës Richardson, pranë Gulkana, e vendosur rreth 190 milje (306 kilometra) në verilindje të Anchorage.

Ariu, për të cilin Minish tha se ishte më i madh se ariu i zi mbi 130 kg që ka parë, iu afrua atij për disa sekonda. Ndër të tjera Minish tregon për mediat se ai për tu mbrojtur shpesh ka devijuar rrugën përmes pemëve të vogla që ndodheshin aty, por duket se një gjë e tillë nuk e ka ndaluar aspak ariun.

Ariu thjesht e rrëzoi anash, forca e së cilës gjë gjithashtu rrëzoi Minish në tokë.

“Ndërsa ai u ngrit lart mbi mua, unë kapa nofullën e tij të poshtme për ta larguar”, tha ai, duke theksuar se kështu ai mori një plagë në dorë.

Ndërkohë fatmirësisht në një moment që ai është shtrirë në tokë dhe nuk ka lëvizur duke mos e menduar më si një kërcënim ariu është larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq trupat e Shtetit të Alaskës të cilët u vunë në kërkim të kafshës janë shprehur se nuk e kanë gjetur atë. /abcnews.al