Almeda Abazi tregon fiksimin shumë të çuditshëm që ka

schedule11:20 - 20 Maj, 2021

schedule 11:20 - 20 Maj, 2021

Ndonëse është në ditët e fundit të shtatzënisë, Almeda Abazi është shumë aktive duke i qendruar gjithmonë pranë fansave.

Së fundmi, përmes kanalit të saj në “YouTube”, ajo ka zbuluar fobitë e saj dhe shumë fakte interesante që askush nuk i dinte më herët.

Ndër të tjera, Almeda ka treguar se ka një fiksim shumë të çuditshëm, që të kontrollojë të gjithë shtëpinë para se të flejë gjumë.

“Jam e fiksuar pas kontrollit. Përpara se të shtrihem për të fjetur duhet të kontrolloj të gjithë shtëpinë, se mos nuk kam hequr ndonjë prizë, a janë të gjitha dritat fikur, a kam mbyllur dyert. Kemi shtëpi katër katëshe dhe është pak e vështirë, por nuk mund të fle po nuk kontrollova”, ka thënë bukuroshja.

Almeda shtoi se bashkëshorti i saj, Tolgahan ka lënë disa herë çajin në zjarr dhe për këtë arsye është bërë kaq e fiksuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!