Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të mërkurën se sulmet nga ana e Izraelit synojnë të pengojnë Hamasin dhe se nuk ka një afat për fundin e bombardimeve. Gjithashtu ai nuk përjashtoi mundësinë për të “pushtuar” vendin, pavarësisht se Rusia dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim.
Sulmet me raketa kanë tronditur edhe një herë Gazën në konfliktin që ka shkaktuar 219 viktima palestineze, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës dhe ka vrarë 12 Izraelitë sipas policisë së vendit.
“Ka vetëm dy mënyra me të cilat ju mund t’ia dilni me ta”, tha Netanyahu. “Qëllimi është të “zvogëlojmë aftësitë terroriste të Hamasit dhe ne po shqyrtojmë mundësitë se kur është momenti i duhur për një armëpushim,” përfundoi ai.
Gaza është goditur sërish në orët e para të mëngjesit, ndërsa ushtria izraelite vazhdoi të vinte në shënjestër udhëheqësit e militantëve. Kryeministri, tha se Hamasi ishte gjithashtu përgjegjës për përshkallëzimin e trazirave në Shejh Jarrah të Jeruzalemit lindor, pas një përpjekje të hebrenjve për të dëbuar palestinezët nga shtëpitë e tyre./abcnews.al