I biri feston 4 vjetorin e lindjes, Majk zgjodhi momentet më të bukura për ta uruar

schedule15:23 - 19 Maj, 2021

schedule 15:23 - 19 Maj, 2021

Djali i Majk-ut feston sot 4 vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, reperi ka zgjedhur ta urojë me disa video të këndshme të tyre. Krahas videove ku shihen teksa argëtohen së bashku, Majk ka shkruar dhe disa fjalë të ëmbla.

“Jam mirënjohës çdo ditë që ti erdhe në botën time. Ti më solle vetëm lumturi në jetën time. Urime ditëlidnja bir! Roan”, ka shkruar Majk. Kujtojmë që pas ndarjes me nënën e djalit të tij, Majlinda Zekën, reperi është përfolur për një lidhje dashurie me Blerta Veselin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MAJK (@majkaveli)

Gjithçka nisi pasi fansat vunë re postimet e njëjta në rrjete sociale, ku dallohej qartë se Blerta dhe Majk po darkonin së bashku. Më pas, reperi publikoi një foto të tijën në Instagramin e modeles, postim që u fshi menjëherë më pas. Megjithatë dyshja nuk ka konfirmuar asgjë deri më tani nëse janë bashkë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!