EMRAT/ Të dënuar për vrasje e mashtrim, ekstradohen nga Italia dy të shumëkërkuarit në Shqipëri

schedule09:41 - 19 Maj, 2021

schedule 09:41 - 19 Maj, 2021

Dy persona janë ekstraduar nga Italia pasi kërkoheshin  nga vendi ynë për vrasje dhe për  mashtrim. Sipas policisë është ekstraduar nga Roma drejt vendit tonë Ardjan Hoxhaj, 49 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 16 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim.  Ardjan Hoxhaj, në vitin 1995, në Vlorë, ka vrarë duke e goditur me thikë në kraharor shtetasin A. A. dhe ka plagosur vëllanë e tij, shtetasin G. A.

Gjithashtu është kryer ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Arian Katreli, 50 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 10 vite burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.  Personat e ekstraduar në PKK Rinas i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!