Këngëtari i njohur, Jason Derulo është bërë baba për herë të parë
Lajmin e ëmbël e ka dhënë e dashura e tij, Jena Frumes përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka ndarë disa foto, ku çifti shfaqet me vogëlushin dhe ka treguar tani jeta e saj ka më shumë kuptim.
“Një paraqitje e shkurtër e javës sime të parë me mbretin tonë të vogël të shëndetshëm dhe të pashëm … Jeta tani ka shumë më shumë kuptim dhe unë jam shumë mirënjohëse. Unë jam aq shumë e dashuruar me këtë djalë të vogël, ai është gjithçka që unë kurrë nuk e dija se kisha nevojë. Të dua përgjithmonë @jasonderulo”, ka shkruar Jena.
View this post on Instagram
/abcnews.al