Mbappe: Topi i Artë jo qëllimi më i madh. Unë më i shtrenjti? S’janë paratë e mia

schedule22:18 - 18 Maj, 2021

schedule 22:18 - 18 Maj, 2021

Në të njëjtën kohë që Didier Deschamps zyrtarizoi listën e tij të zgjedhur për të luajtur Kampionatin Evropian të ardhshëm, Kylian Mbappé dha një intervistë për TF1 me rastin e të qenit imazhi i vaksinimit në Francë.

Në reflektimin e tij, ylli francez kishte mundësinë të pyetet në lidhje me shqetësimet e tij, jetën e tij personale dhe mbi të gjitha, të ardhmen e tij, të cilën ai nuk dëshiron ta zbulojë nëse do të vazhdojë në Paris apo do ta bëjë në një kryeqytet tjetër siç është Madridi, ku e presin aq shumë.

“Shkojmë me ëndrrën për të fituar Europianin. Do japim gjithçka dhe shpresojmë të kthehemi me Kupën. Lojërat Olimpike? Kam ëndërruar gjithmonë të luaj atje dhe shpresoj të jem. Topi i Artë? Gjëja e parë është grupi sepse futbolli është sport kolektiv. Është e qartë se më pas “Topi i Artë” është një ëndërr, por jo më e rëndësishmja.

Jam shumë i kënaqur që Pele ka folur mirë për mua, ai është idhull për mua. Unë më i shtrenjti në merkato? Nuk hutohem, nuk janë para që hyjnë në xhepat e mi dhe nuk mendoj për këtë. Shijoj çdo ditë dhe e di se jam me fat. Dua të fitoj, kaq”, u shpreh Mbappe. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!