Harry Kane i ka shprehur drejtuesve të Tottenham dëshirën për t’u larguar në mbyllje të këtij sezoni, por problemi është shifra që londinezët do kërkojnë për kartonin e tij.
Dy klube që mund ta përballojnë janë Manchester City dhe Chelsea, dy finalistet e Champions League. “Qytetarët” madje kanë kërkuar edhe informacion për të vlerësuar transferimin e autorit të 22 golave në Premier League këtë sezon.
The Times raporton se edhe Barcelona ka kërkuar informacion për Harry Kane. Gjithsesi sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Premier League. /abcnews.al