Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Verit ka shpallur person non grada një diplomat rus.
Ndër të tjera në njoftimin e ministrisë thuhet se më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur diplomati i Federatës Ruse.
“Më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë për Punë të Jashtme është thirrur diplomati i Federastës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Në njoftim MPJ nuk jep arsyet të cilat kanë çuar deri në vendimin për të dëbuar diplomatin rus./abcnews.al