“Gati për Shqipërinë”, Rama fton studentët ekselentë të ndihmojnë qeverinë në mandatin e tretë

schedule08:56 - 18 Maj, 2021

schedule 08:56 - 18 Maj, 2021

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot publike një adresë email-i për të gjithë ata që kanë studiuar me rezultate të larta në universitete brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Rama bën të ditur se adresa do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që do të kenë dëshirë ta kontaktojnë atë personalisht apo anëtarë të tjerë të kabinetit. Ftesa është për të gjithë ata që duan të kontribuojnë me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtpërdrejt në punët e mandatit të tretë.

POSTIMI

“gatipërshqipërinë@kryeministria.al

Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë.” sb/abcnews.al/