Loredana dhe Mozzik janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë rep-artistja përmes një fotoje të publikuar në Instagram.
Fotos i është bashkangjitur vetëm një emoji, ajo me një familje me 4 anëtarë, ku fëmijët janë “djalë dhe vajzë”.
Edhe Mozzik e ka shpërndarë foton në Instagramin e tij.
Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik janë prindër edhe të një vajze, Hanës. Lidhja e tyre është përfolur shpesh për ndarje, ribashkime dhe prap ndarje, derisa dyshja konfirmoi ribashkimin në mes të shkurtit./abcnews.al