Neymar është në telashe në fushë për shkak se PSG ka vënë në rrezik të madh fitimin e titullit kampion dhe rrezikon dështimin e sezonit, duke qenë se para disa ditësh iu desh të hiqnin dorë nga Champions League.
Por sulmuesi duket se nuk shqetësohet vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. L’Equipe raporton se në orët e para të mëngjesit të djeshëm një burrë është përpjekur të depërtojë në shtëpinë e yllit brazilian të PSG. Ai befasoi rojet e sigurisë në vilën luksoze të Neymar në Yvelines.
I panjohuri mbante një çantë plot me Bibla dhe shprehej se ka shkuar për t’i përcjellë Neymar fjalën e Zotit. Pasi arriti të arratisej fillimisht, burri u kap në qytezën fqinje të Bougival, ku u transportua drejt psikiatrisë për të parë shëndetin e tij mendor. /abcnews.al