Krime zgjedhore e pastrim parash, kryeprokurori Çela “zbarkon” në Fier: Së shpejti rezultate

schedule11:55 - 17 Maj, 2021

schedule 11:55 - 17 Maj, 2021

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka zhvilluar sot një takim në Prokurorinë e Fierit ku është shprehur se qëllimi i kësaj vizite janë denoncimet e shumta sipas tij, për krime zgjedhore. Çela ka theksuar se këto denoncime po ndiqen me shumë vëmendje dhe së shpejti do të ketë edhe rezultate.

Më tej kryeprokurori ka theksuar se një tjetër çështje diskutimi ishte edhe pastrimi i parave dhe krimi i organizuar.

“Qëllimi i vizitës, janë hetimet për denoncimet për krimet zgjedhore në kuadër të takimeve që po bëhen në Prokuroritë e Rretheve. Rëndësi hetimi korrekt për këto denoncime dhe transparenca ndaj publikut. Në fier janë te konsiderueshme dhe çështja e dyte pastrimi i parave dhe  evazioni fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin antimafia. Hetime të rëndësishme edhe për kërkesat e ndërkombëtarëve për luftën ndaj pastrimit të parave dhe korrupsionin dhe krimin e organizuar.” ka thënë Olsian Çela.

“Ka pasur një numër të konsiderueshëm në prokurorinë e Fierit për krime zgjedhore. KA pasur bashkëpunim dhe shumë shpejt do bëhen të ditura dhe është e rëndësishme që të tregohet transparencë dhe qasje tjetër.” tha më tej Çela.E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!