Pas përmirësimit të situatës nga Covid, Italia ka vendosur heqjen e karantinës për shtetasit nga vendet anëtare të unionit, nga Britania e Madhe dhe Izraeli.
Dekreti i ministrisë së Shëndetësisë së vendit fqinj që lejon hyrjen e shtetasve nga vendet europiane vetëm duke paraqitur një tampon negativ të 48-orëve të fundit, ka hyrë këtë të dielë në fuqi.
Ndërkohë për shqiptarët, që nuk kanë leje-qëndrimi italiane dhe pasaporta të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do të qëndrojnë në fuqi kufizimet e deritanishme, ku lejohet hyrja vetëm për arsye të veçanta.
Nga kjo fundjavë, jo vetëm në Itali, por edhe Spanjë e Portugali ka nisur rihapja graduale e plazheve, pishinave dhe qendrave të tjera verore për argëtim. Portugalia dhe Holanda kanë nisur lejimin e hyrjes së shtetasve të huaj nga disa vende europiane për sezonin turistik.
Lehtësimin e masave të bllokadës do ta nisë nga e hëna edhe Turqia.e.su./abcnews.al