Dy shqiptarë u kapën me 18 mijë paund në një stacion shërbimi Guent, në Angli, pasi kishin udhëtuar nga Birmingham në Uellsin Jugor për të marrë paratë e drogës.
Durim Myrto, 48 vjeç dhe Geni Dragoshi, 34 vjeç, u punësuan si korrierë dhe u arrestuan në Raglan. Ata ishin duke u kthyer për në Uest Midlands pasi morën një pako parash në Cardiff të gjeneruar nga fabrikat e kanabisit.
Sipas medias britanike, avokati Graeme Logan, i cili përfaqësoi në gjyq Mytron, tha se klienti i tij ishte i papunë edhe pse kishte jetuar në Birmingham për 16 vjet dhe kishte punuar më parë si kopshtar dhe roje sigurie. Ndërsa avokati Steffan Bisson u shpreh për Dragjoshin se ishte azilkërkues në Angli.
Megjithatë me vendimin e gjykatës të dy shqiptarët u lanë në burg.
Ndërkohë ata ishin dënuar për pastrim parash edhe gjatë vitit 2018. Si pasojë bënë 12 muaj burg./abcnews.al