E ndërsa me Maqedoninë, Greqia e rihapi pikën kufitare, për Shqipërinë është shtyrë sërish deri në datë 24 Maj, ku do të ketë një tjetër rivlerësim të gjendjes nga COVID-19. Pra kalimi për në Greqi do të jetë në të njëjtat kushte sikur ishte, Kapshtica nuk do të jetë e hapur dhe komunikimi i vetëm me vendin fqinj do të jetë nga Kakavija nga 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00.
“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 24.05.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve” njofton policia Korçë.
Brenda 24 orëve në Kakavijë drejt Greqisë lejohet kalimi i vetëm 400 personave, rezidentë ose me leje, sigurisht me testin anti-COVID-19. Sipas të gjitha gjasave në datë 24 Maj, Greqia do të hapë pikat e kalimit me Shqipërinë, pasi do të çelë sezonin turistik, pa harruar nevojën për fuqi punëtore./ db/ Abcnews.al